Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, është shquar gjithmonë për elegancën e saj.
Ajo së fundmi ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi, nga një event i organizuar me gra me rastin e 8 marsit.
Balje është dukur tejet tërheqëse e veshur me një fustan ngjyrë rozë, ndërsa mund të shihet e entuziazmuar duke udhëhequr vallen e kërcimit.
Me pamjen prej biondeje dhe buzëqeshjen që e karakterizon, Duda është dukur më se tërheqëse në këto fotografi që ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Duda ka qenë gjithmonë e zëshme për të ngritur lartë çështjen e të drejtave të grave, pasi është edhe drejtuese e Komisionit për të Drejtat e Njeriut.
Deputetja e cila vjen nga radhët e komunitetit boshnjak shquhet si një prej deputeteve më atraktive në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/