Site icon Telegrafi

Duda Bale ka doktoruar në Serbi, aty ku jepen ekspres-diplomat!? (Foto/Dokumente)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Bale, në profilin e saj në Facebook para ca ditësh ka shkruar: “Unë dhe djai imë pasiqë me suksesë e mbrojta temen time te PHD’se. Me ne funde une jam nje Doktorre e Ekonomise” (sic.)

Në vazhdim mund të shihni faqen e parë të tezës së doktoratës së saj, me temën: “Ndikimi i kapitalit njerëzor në krijimin e përparësive të konkurrencës së qëndrueshme në afarizmin e organizatave bashkëkohore”.

Aty shihet se ajo ka doktoruar në të ashtuquajturin Universiteti Educons nga Novi Sadi në Vojvodinë të Serbisë.

Por, Educons është vazhdimisht temë e skandaleve në Serbi. Ky fakultet, e sidomos degët në Kamenicën e Sremit njihen si vendet ku diplomojnë shpejtë funksionarët e drejtorët politikë të Serbisë, transmeton Telegrafi. Dëshmi për këtë është një hetim që ka bërë ditorja serbe Blic, e ku përmenden emrat që kanë marrë shpejtë aty tituj “shkencorë”.

Ndërsa, portali serb Teleporter, në një shkrim për këtë shkruan: “Doni diplomë ekspresë? Regjistrohuni në Fakultetin për Biznes të Shërbimeve (Fabus) që vepron në bashkëpunim me Educons dhe e merrni për ma pak se një vit”!

Ndërsa, siç ka shkruar B92, njëmijë diploma false shkojnë në vit në Republikën Srpska të Bosnje dhe Hercegovinës dhe gjithçka lidhet me Fabus-in e Educons-it në Kamenicën e Sremit.

Duda, para se të bëhej deputete dhe politikane në Kosovë, ka qenë menaxhere e spitalit gjinekologjik “GENESIS Medical” në Beograd, asistente e drejtorit gjeneral në fabrikën e sheqerit Novi Sad dhe drejtoreshë e Bordit Hidroregjioni Jugor – Prizren.

Disertacionin e saj mund ta shikoni: KËTU!

Ndërkaq, raportin e vlerësimit: KËTU! /Telegrafi/

Moj sin i ja posle odbrane doktorske disertacije, napokon ja Doktor Ekonomije.Unë dhe djai imë pasiqë me suksesë e…

Posted by Duda Balje on Tuesday, March 22, 2016

Exit mobile version