Banorët e fshatit Dubravë të Suharekës do të jenë qytetarët e parë në Kosovë që dalin në referendum.
Ata do të votojnë më 26 qershor për të zgjidhur mëdyshjet rreth lokacionit të ndarë për ndërtimin e xhamisë së fshatit, raporton transmetuesi publik.
Komuna e Suharekës mori këtë vendim pasi dëgjoi versionet e atyre që janë pro dhe kundër ndërtimit të xhamisë në lokacionin e zgjedhur.
Sipas tyre, referendumi bën që të dëgjohet shumica dhe thonë që kjo praktikë duhet të jetë shembull edhe për komunat e tjera.