Telegrafi

Dubois shkatërron Hrgovicin për të fituar titullin IBF

Daniel Dubois e ka mposhtur Flipi Hrgovicin me nokaut teknik duke fituar titullin e përkohshëm në IBF në peshat e rënda.

Boksieri kroat filloi më mirë duelin, duke lëshuar disa grushte në drejtimtë Dubosi.

Por, nga raundi i katërt u pa një dominim i lehtë nga Dubois, duke vazhduar me paraqitje të shkëlqyer në raundet pasuese.

Në raundin e shtatë,Dubois e shkatërroi Hrgovicin,duke i shkaktuar lëndime të rënda në fytyrë.

Nga ajo çfarë pa gjyqtari, ai ftoi mjekun që të konsultoheshin nëse dueli të vazhdonte.

Lufta u ndërpre nga mjeku në raundin e tetë, me gjyqtarin që i dha fitoren Duboisit./Telegrafi/