Xhirimet e “Fast & Furious 9” janë ndërpretë, pasi njëri nga kaskaderët ka pësuar lëndim serioz gjatë xhirimeve në Angli. Aksidenti ka ndodhur në studiot e Warner Bros në Leavesden.
Joe Watts, një kaskader profesionist, i cili e ka luajtur dublerin e Vin Dieselit në vazhdimin e fundit të franshizës së popullarizuar, është bartur me helikopter nga vendxhirimet, ndërsa policia e Hertfordshire ka thënë se bëhet fjalë për lëndime serioze.
Ai ka qëndruar i hospitalizuar, ndërsa Akademia Kreative, shkolla në të cilën ai ligjërona ka shprehur pikëllimin e vet për atë që ka ndodhur.
Një zëdhënës i kompanisë Universal ka thënë për ITV: “Kemi pasur një të lënduar në xhirimet e ‘Fast 9’ sot në Leavesden, një prej kaskaderëve tanë. E kemi ndalur produksionin për t;u përqendruar te situata”.
Sipas journalpost.co.uk, Watts është në koma, pasi ka rënë nga një ballkon në lartësi prej nëntë metrash, derisa ishte duke xhiruar.
Shërbimi emergjent e ka marrë pacientin me lëndime serioze në kokë dhe me helikopter e ka dërguar në Spitalin Mbretëror në Londër.
Gjatë karrierës së tij, Watts është angazhuar në filmat, si “Star Wars: The Last Jedi”, “Game of Thrones”, “Spider-Man Far From Home” e “Kingsman: The Golden Circle”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=pZTLQg-DIos