Site icon Telegrafi

‘Dubleri’ i Obamas ka frikë nga atentati

Kështu, myslimanit nga Indonezia, Ilham Anas, ngjashmëria e pabesueshme me presidentin amerikan Barack Obama, ia ndryshoi jetën brenda natës, por i hapi edhe telashe, shkruan revista britanike Time.

Anas, i cili ndërkohë u bë shumë i popullarizuar, bile edhe në televizion, tash ka frikë nga fundamentalistët islamikë, të cilët mund të bëjnë atentat në të.

Ai ka kohë që është i adhuruar nga fansat e Obamas në Indonezi, të cilët shfrytëzojnë çdo mundësi për tu fotografuar qoftë edhe me presidentin e rrejshëm amerikan.

Dhe vërtetë, Anas në disa fotografi i përngjanë shumë Barack Obamas. /Telegrafi/

Exit mobile version