Site icon Telegrafi

Dubai me rekord të ri: Një rrokaqiell me formë të minares – më i lartë se Burj Khalifa (Foto)

Kompania për ndërtimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, Emaar nga Dubai, do të ndërtojë një rrokaqiell të ri që do të tejkalojë lartësinë e Burj Khalifa – aktualisht ndërtesa më e lartë në botë – tha presidenti i kompanisë, Mohamed Alabar.

Ai tha se ndërtesa e re, ndërtimi i së cilës do të kushtojë rreth një miliardë dollarë, do të jetë më e lartë se kulla Khalifa (828 metra).

Ndërtesa e re, e projektuar nga arkitekti spanjollo-zviceran Santiago Calatrava- Valls, do të ketë banesa, restorante dhe hotel, transmeton Telegrafi.

Pamja thuhet se do të jetë “elegante” dhe se do të ngjajë me minare të xhamisë.

Në garën për ta ndërtuar është kompania Kingdom Holding e princit saudit dhe miliarderit Al-Waleed Bin Talal bin Abdulaziz al Saud i cili po punon në ndërtimin e rrokaqiellit më të lartë në Jeddah që do të përfundojë më 2019 e që është një kilometër i lartë.

Ndërtesa e re thuhet se do të jetë më e lartë, por sipas Alabarit detajet e lartësisë do të jepen më vonë. Ai shtoi se ndërtesa që do të jetë një dhuratë për Dubain do të përfundojë kah viti 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version