Kompania gjermane Volocopter, është duke punuar fluturaket e posaçme, që do të shërbejnë si taksi fluturuese në Dubai të Emirateve të Bashkuara.
Makinat do të zënë vetëm dy persona, ndërsa mund të lëvizin deri në 27 minuta për t’i dërguar në destinacionin e dëshiruar, transmeton Telegrafi.
Fluturaket me 12 rotorë tepër të qetë, lëvizin me 100 kilometra në orë dhe nuk kanë nevojë për pilotë.
Ato janë të pajisura me algoritmin që i drejton nga duhet shkuar, si dhe kanë nga dy parashuta për pasagjerët, në rast të ndonjë problemi të mundshëm.
Por, avaria konsiderohet si opsioni i fundit, meqë 12 helikat e fuqishme të vendosura në një diametër prej tetë metrash, besohet se janë shumë të fuqishme dhe përballojnë çdo situatë.
Megjithatë, nuk dihet kur do të hynë në funksion këto taksi fluturuese, apo në çfarë sistemi ajrorë do të qarkullojnë. /Telegrafi/