Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, zëvendëspresident dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sundimtari i Dubait, të martën ka miratuar ndryshimet strukturore në qeverinë e Dubait, në përgatitje të një faze të re të zhvillimit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Qeveria e re do të jetë më fleksibile, efikase dhe e aftë të përballojë ndryshimet e reja dhe të përgatisë emiratet për epokën e saj të re të progresit.
“Ata që nuk shkojnë përpara janë në tërheqje dhe ata që varen nga arritjet e së kaluarës do të humbasin të ardhmen e tyre… Vendi i Dubait qëndron në të ardhmen dhe fatin e tij për të qenë zemra e gjallë ekonomike globale e rajonit”, ka thënë ndër tjerash Sheik Mohammed.
Kështu, siç shkrujnë më tej mediat, Sheikh Mohammed miratoi një seri rezolutash dhe ndryshimesh strukturore në qeverinë e Dubait, gjatë një takimi të Këshillit Ekzekutiv të Dubait, në prani të Sheik Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Princi i Kurorës i Dubait dhe Kryetari i Këshillit Ekzekutiv dhe Shejh Maktoum bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Zëvendës Sundimtar i Dubait.
Sheik Mohammed gjithashtu miratoi një plan pesë-vjeçar për të rritur shkëmbimin tregtar të emirateve për mbi 40 për qind.
Ai miratoi udhërrëfyesin e ri tregtar ndërkombëtar të Dubait që përfshin transportin dhe rrugët ajrore që aktualisht lidhen me më shumë se 400 qytete në të gjithë botën.
“Ne duhet të zgjerojmë rrjetin tonë me 200 qytete të tjera në mënyrë që të vendosim rolin e emirateve në tregtinë ndërkombëtare. Qëllimi ynë është të jemi aeroporti dhe porti kryesor i botës”, tha Sheik Mohammed. /Telegrafi/