Mijëra njerëz janë rreshtuar në rrugë për të parë Mbretëreshën duke bërë udhëtimin e saj të fundit në Windsor.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, duartrokitje dhe brohoritje spontane shpërthyen kur makina mbretërore kaloi nëpër rrugët e mbushura plot të Londrës perëndimore.
Lule iu hodhën autokolonës teksa ecte nëpër rrugë, për t’u dhënë dashamirësve mundësinë për të thënë lamtumirën e fundit.
Arkivoli i Madhërisë së Saj u transferua në Wellington Arch pasi u transportua në The Mall në një karrocë të tërhequr nga marinarët e Marinës Mbretërore.
Mbreti Charles udhëhoqi procesionin poshtë rrugës mbretërore pas funeralit historik shtetëror në Westminster Abbey.
Princi Harry dhe Princi William u bashkuan me babanë e tyre dhe vëllezërit e motrat e mbretit, Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Edward, për shëtitjen solemne.
Gjithashtu, stafi i Pallatit tha lamtumirën e fundit teksa trupi i Mbretëreshës po lëvizte nga Pallati Buckingham, duke qëndruar me “koka të ulura”. /Telegrafi/