Telegrafi

Duartrokitje dhe brohoritje për prokuroren Ristevska para kafenesë

Shihet qartë se Prokuroria Speciale nga dita në ditë gëzon mbështetje gjithnjë e më të madhe publike nga qytetarët. Mbrëmë njëra nga prokuroret dhe zëdhënëse e PSP, Lençe Ristevska, në orët e mbrëmjes me shoqërinë ka qenë duke hyrë në restorantin Çamo i cili gjendet në afërsi të barakave të komunës Qendër, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kur e kanë vërejtur mysafirët e kafenesë fqinje Van Gogh, kanë filluar të duartrokasin dhe të brohorasin „Lençe, Lençe, PSP, PSP…“
Dëshmitarët okularë pohojnë që prokurorja është vënë në siklet dhe është hutuar, por i ka falënderuar dhe u ka thënë „Mos ju lutem, unë vetëm e bëj punën time“, dhe me shoqërinë kanë hyrë në restorantin për ku dhe ishin nisur./Telegrafi/