Aplikacioni Figure 1 që shfrytëzohet nga mjekët, për të publikuar rastet më të veçanta dhe konsultuar lidhur me to, ka shfaqur duar shumë të veçanta.
Shuplakat e kanë nga një gisht më shumë, gjë që nuk është e rrallë, sepse ndodhë në çdo 500 lindje.
Mirëpo, ky rast i polidaktilisë dallon nga të tjerat, sepse gishti ka formë normale dhe kryen funksionin e plotë sikur të tjerat.
Në shumicën e lindjeve me këtë anomali kongjenitale, gishti shtesë është shumë i vogël dhe i paformuar, ndërsa nganjëherë është vetëm lëkurë apo zgjatim.
Vendet ku ndodh më së shpeshti lindja në këtë mënyrë është Afrika, ndërsa ka 50 për qind gjasa të jetë e trashëgueshme. /Telegrafi/