Telegrafi

Duar të buta në muajt e ftohtë

 Shpeshherë fillimi dhe fundi i kujdesit ndaj duarve është vendosja e kremrave hidratuese pas larjes, por me kujdes të thjeshtë natyror, mund të bëjmë që duart të shkëlqejnë ashtu siç e meritojnë.

– Në preparatin për larjen e enëve qitni pakëz vaj bajameje.

– Qelizat e vdekura të lëkurës mund t’i largoni me piling të përgatitur nga kripa e detit dhe limoni.

– Pilingun mund ta bëni edhe nga dy lugë sheqeri të përzier me vaj (ulliri, luledielli, për fëmijë…).

– Duart lani me ujë të ngrohtë dhe pastaj fshini mirë. Derisa lëkura është ende e njomë, vendosni përgatitjen e bërë nga një lugë mjalti dhe një lugë vaj ulliri. Në duar vishni dorëza plastike dhe mbi to dorëza pambuku dhe mbani ashtu për një orë.

– Në qumështin e ngrohur zhytni duart për pesë minuta (në këtë mënyrë do t’i forconi thonjtë dhe do ta hidratoni lëkurën).

– Kremin për duar mund ta bëni edhe më miksimin e dy gotave të vajit të bajames dhe një gote vaji të susamit të përzier me 50 gramë thelb vanilje. /Telegrafi/