Telegrafi

Duan të nisin luftën me ata, por “nuk e dinë” se ku gjenden – për amerikanët Irani gjendet në Evropë

Edhe pse SHBA-të dhe Irani po vazhdojnë të kërcënojnë njëra-tjetrën, pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani dhe tërë bota është në ankth të nga frika se mund të vjen deri te shpërthimi i një lufte mes këtyre dy vendeve, shumica e qytetarëve amerikanë në një anketë të realizuar nga Indepedent”, nuk kanë mundur ta gjejnë Iranin në hartë.

Të pyetur nëpër rrugët e qyteteve amerikane se ku gjendet Irani, shumica e të anketuarve amerikanë nuk kanë mundur ta gjejnë në hartë – përkundrazi e kanë “lokalizuar” në Afrikë e madje edhe në Evropë, transmeton Telegrafi.

Disa prej tyre as që kishin informacione se SHBA-të dhe Irani janë në prag të një lufte, pas rritjes së tensioneve me vrasjen e gjeneralit iranian.

Se për çfarë në të vërtetë bëhet fjalë, shikoni anketën e publikuar më poshtë që vërtetë është interesante. /Telegrafi/