Revista “Forbes” publikoi informacionin se Kylie Jenner së shpejti do të bëhet miliarderja më e re në botë.
Bukuroshja amerikane ka një pasuri që kap shifrat prej 900 milionë eurove, e cila e bën personin më të pasur në botë nën 21 vjet.
E gjithë kjo në saje të linjës së saj të produkteve kozmetike që solli dy vjet më parë.
Megjithatë, për të arritur të bëhet miliardere, fansat e saj kanë vendosur të nisin një fushatë për të rritur pasurinë e Kyliet.
“Ne kemi nevojë për të mbledhur 100 milionë dollarë për Kylien dhe për t’ia dhënë asaj atë shumë të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e tifozëve të saj.
Ata kanë caktuar edhe shumën minimale prej pesë dollarëve deri në njëmijë sosh.
Ndryshe, Jenner është duke punuar në projekte të reja biznisore për tregun amerikan. /Telegrafi/