Ato janë dama të njohur të cilat thjesht shkëlqejnë kurdo që i shohim në tepihun e kuq. Megjithatë, ato vishen në mënyrë fantastike edhe privatisht, kur nuk është aty i tërë ekipi i ekspertëve për t’u ndihmuar.
Zgjedhin kombinimet në mënyrë të pagabueshme dhe gjithmonë u japin vulë personale nëse i veshin gjërat të cilat aktualisht janë në modë.
Të veshura me shumë kujdes dhe me stil edhe në paraqitjen publike edhe jashtë skenës, këto aktore, manekine, këngëtare shkëlqyeshëm e njohin modën, transmeton Telegrafi.
Kombinimet e veshjeve të saj janë unike dhe sensibile. Kjo aktore me shkathtësi kombinon pjesët e veshjeve. Gjithmonë duket sikur e ka zgjedhur me orë të tëra gardërobën, ndërkaq Olivisë për një dukje të këtillë nuk i nevojitet shumë kohë.
Romantike, elegante dhe shumë seksi, – kështu do të mund të përshkruhet stili i Jessica Alba. Kjo aktore di se çka i rri në trup më së miri. Që stili e karakterizon personin, është e qartë në rastin e saj.
Mos ka njërin ndër ndikimet më të mëdha në trendët midis miliona femrave. Të gjithë ata që e njohin mirë Katen, thonë që ajo ka lindur për të diktuar stilin.
Kjo divë mund të buzëqeshë shpesh, mirëpo për këtë gjë gjithmonë duket shkëlqyeshëm. Beckham ndër të parat i ekspozon trendet e reja dhe paralajmëron të tjerë për të ardhmen.
Ylli i ri i modës dhe njëra ndër anëtaret më të reja të familjes Kardashian, Kendall Jenner ka shijen më të mirë në mesin e këtij klani të njohur, por edhe jashtë tij. /Telegrafi/