Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta foli pas ndeshjes ku skuadra e tij fitoi me gjysmë force ndaj Lutonit me rezultat 2-0, ku u shpreh qartë që objektivi i madh është fitimi i titullit kampion
Gunners shënuan dy herë në pjesën e parë dhe më pas menaxhuan energjitë, pasi kalendari është mjaft i ngjeshur në vijim dhe nuk duan ta lëshojnë në fund titullin nga duart siç bën vitin e shkuar.
“Lutoni është realisht një skuadër e mirë, nuk është e lehtë të përballesh me ta. Unë i studioj të gjithë kundërshtarët. Dhe ata janë të fortë. U uroj më të mirën në vazhdim”.
“Shënuam dy herë, fituam dhe mbajtëm portën të paprekur. Edhe ata që erdhën nga stoli luajtën shumë mirë. Të gjithë dhanë kontributin e tyre në këtë fitore”.
Menaxhuam energjitë, pasi ndeshja e radhës është shumë afër ku do të përballemi me Brightonin si mysafir të shtunën”.
“Ne duam të jemi në krye të renditjes, por e vetmja gjë që mund të bëjmë është të fitojmë ndeshjet tona”, ka thënë Arteta.
Arsenali po garon me Liverpoolin dhe Manchester Cityn për titullin e Ligës Premier, me tifozët që shpresojnë e besojnë që ky është viti i duhur për të festuar pas 20 vitesh. /Telegrafi/