Telegrafi

“Duam grupet e Ligës së Evropës” – presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi rrit pretendimet pasi fitoi dy trofe

Presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi, ka thënë pas fitores në Kupën e Kosovës se nuk e kanë pritur një sukses të tillë në edicionin aktual.

Ballkani fitoi edhe Kupën e Kosovës, duke mposhtur Prishtinën me penallti, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2-2.

Kabashi ka thënë se klubi tashmë ka shtuar se synimet edhe kërkon suksese edhe më të mëdha në Evropë.

Lexo po ashtu Ballkani me kurorë të dyfishtë, fiton me penallti Kupën e Kosovës ndaj Prishtinës

“Kjo do të thotë shumë për ne sepse as në ëndrra nuk e kemi parë që do t’i marrim dy kupat këtë edicion. Tani kemi festë 2-3 ditë”.

“Do të flasim me trajnerin dhe lojtarët. Ky është vetëm fillimi. Synojmë të ecim edhe më lartë”.

“Tani i kemi garat evropiane dhe do ta përfaqësojmë gjithë Kosovën. Sivjet synojmë Ligën e Evropës”, ka thënë presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi. /Telegrafi/