Site icon Telegrafi

“Duam fitore dhe promovim në Ligën B” – Rashica flet për ndeshjen me Islandën

Në konferencën për shtyp të mërkurën para ndeshjes me Islandën, nga kampi i Kosovës kanë dalë para mediave, përzgjedhësi Franco Foda dhe sulmuesi i Besiktasit, Milot Rashica. 

Kosovës të enjten mbrëma luan ndaj Islandës në ndeshjen e parë të play-offit për mbetje apo inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve. 

Milot Rashica ka thënë se synojnë fitore për tu ngjitur në Ligën B të Kombeve.  

“Do të jenë dy ndeshje të rëndësishme për ne dhe synojmë fitore për të provuar edhe ne paraqitjen në Ligën B”, ka thënë fillimisht Rashica.  

Tutje, ai u ndal edhe tek dy ndeshjet e mëparshme të zhvilluara ndaj Islandës, ku Kosova i ka dy humbje në kualifikimet për Kampionatin Botërorin 2018. 

“Ndeshjet ndaj Islandës do të jenë ndryshe nga ato që i kemi luajtur”, deklaroi ai.

Në fund, Rashica u pyet edhe për kualifikimet për Kampionatin Botëror, ku Kosova është në grup me Suedinë, Slloveninë dhe Zvicrën.

Lexo po ashtu Përzgjedhësi Foda analizon pikat e forta të Islandës para ndeshjes në Ligën e Kombeve

“Ne duhet të fokusohemi te kualiteti jonë dhe te loja jonë. Kualifikimi është ëndrra e çdonjërit prej neve. Secila ndeshje shërben për të mirën tonë. Duhet të fitojmë këtë ndeshje dhe të kalojmë në nivel më të lartë, pastaj kemi kohë të përgatitemi për kualifikimet për Kampionatin Botëror”, deklaroi Rashica.  /Telegrafi/

Exit mobile version