Site icon Telegrafi

“Duam birrë” – tifozët e Ekuadorit nuk ndaluan thirrjet në ndeshjen ndaj Katarit

Ekuadori ka fituar 2-0 ndaj Katarit nikoqir në ndeshjen hapëse të Kampionatit Botëror.

Ekuadorianët ishin dukshëm më të mirët se vendasi, duke shënuar një fitore të lehtë në Al Khor.

Por, derisa ishte duke u zhvilluar ndeshja, për një moment tifozët e Ekuadorit fillua në kor të bëjnë një thirrje që tashmë është vënë rregull.

“Duam birrë, duam birrë, duam birrë”, ishin thirrjet e tyre në drejtim të organizatorëve.

Por, FIFA dhe Katari kanë bërë të ditur se nuk do të lejohen birra brenda apo jashtë stadiumit, pasi me fenë islame është e ndaluar konsumimi i pijeve alkoolike.

Andaj, tifozët e vendeve pjesëmarrëse janë duke kundërshtuar këtë rregull dhe duan të konsumojnë birra, apo pije të tjera alkoolike. /Telegrafi/

Exit mobile version