Telegrafi

“Dua Ustan”, Genta Ismajli kujdeset që t’i bëjë dedikime romantike të dashurit deri edhe në thonjtë e saj

Foto: Huseyin Usta/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, vazhdon të jetë shumë e lumtur në krahët e të dashurit të saj, biznesmenit turk Huseyin Usta.

Dyshja i kanë të shpeshta paraqitjet e përbashkëta në rrjetet sociale, ku shpesh i bëjnë dedikime romantike njëri-tjetrit.

Duket se dashuria për partnerin shkon aq larg sa Genta dëshiron ta ketë atë “të dëshmuar” edhe në manikyrin e thonjve të saj.

Foto: Huseyin Usta/Instagram

Ka qenë Huseyin ai i cili ka publikuar së fundmi në InstaStory një imazh të këngëtares nga Gjilani, e cila kishte në manikyrin e saj kishte nga një shkronjë në secilin thua të saj.

“Dua Usta-n”, shkruhej në bashkimin e shkronjave në manikyrin e realizuar të Gentës.

Foto: Huseyin Usta/InstaStory

“Ti je fryma ime, të dua shumë dashuria ime”, kanë qenë fjalët e bizesmenit turk në përshkrimin e kësaj fotografie.

Genta dhe Usta në një intervistë për “WHO” vitin e kaluar, janë shprehur se planifikojnë të bëjnë dasmë sivjet. /Telegrafi/

Foto: Huseyin Usta/Instagram