Këngëtarja e re shqiptare, Dua Lipa, ka njoftuar se shumë shpejtë do të vijë në Prishtinë.
Përmes një video-live në Facebook me pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj, ajo është pyetur edhe se kur do ta vizitojë Prishtinën.
“Do të vij shumë shpejt në Prishtinë”, u përgjigj shkurt këngëtarja që po ndërton famë ndërkombëtare.
Dua po ashtu ka bërë të ditur edhe planet për lansimin e një kënge të re dhe se albumin e parë do ta sjellë gjatë verës.