Telegrafi

“Dua të rri sa më gjatë te Juve”

Mario Lemina ka thënë se dëshiron të qëndroj te Juventusi sa më shumë që është e mundur që të fitojë shumë tituj.

Mesfushori erdhi nga Marseille verën e shkuar, ndërsa Bianconerët e kanë opsionin e blerjes për 9.5 milionë euro në fund të kampionatit.

22 vjeçari ka arritur të shënojë dy gola në shtatë paraqitje në Serie A.

“Juventusi më ka goditur me organizimin dhe mentalitetin që është unik”.

“Erdhi një përkrahje e madhe nga drejtorët dhe pas eliminim nga Bayerni, dhe u kthyem të fitojmë”.

“Do të dëshiroja të qëndroja te Bianconerët për një kohë të gjatë për të fituar shumë tituj me këtë skuadër”, ka thënë Lemina. /Telegrafi/