Telegrafi

“Dua të kthehem te Interi”, zbulohen fjalët që Hakimi ia tha Lautaros

Achraf Hakimi thuhet se i ka thënë ish-bashkëlojtarit të tij te Interi, Lautaro Martinez se dëshiron të kthehet në Giuseppe Meazza, por një marrëveshje me Paris Saint-Germain duket e pamundur.

Marokeni ka shkëlqyer në Katar dhe ka dërguar një mesazh për tifozët e Interit të martën mbrëma pasi mundi Spanjën me penallti, duke thirrur: ‘Forza Inter sempre’ gjatë një videoje live në Instagram.

Sipas mediumi Il Corriere Dello Sport, Hakimi ishte aq i lumtur në Inter sa do të dëshironte të kthehej në Stadio Giuseppe Meazza.

Gazeta me bazë në Romë pretendon se ai dikur i tha ish-bashkëlojtarit të tij Lautaro Martinez se dëshiron rikthimin te Nerazzurrët.

 

“Nëse do të mundja, nuk do të kisha asnjë dyshim, do të kthehesha në Inter”, thuhet t’i ketë thënë Hakimi sulmuesit argjentinas kur u ftua në Paris për të parë një ndeshje të PSG-së në Liga e Kampioneve.

Një marrëveshje me PSG-në duket e pamundur, duke pasur parasysh se Hakimi iu bashkua PSG-së në vitin 2021 për 68 milionë euro. Mënyra e vetme për të financuar kthimin e tij do të ishte shitja e Denzel Dumfries, i cili gjithashtu po bën përshtypje në Kupën e Botës.

Interi e vlerëson mbrojtësin e djathtë holandez në 60 milionë euro dhe disa klube të Ligës Premier janë të interesuara për nënshkrimin e tij.

Kontrata e Hakimit në Paris skadon në qershor të vitit 2026 dhe sipas gazetës, dëshira e tij për një periudhë të dytë në Inter u intensifikua pasi pa Romeu Lukakun të kthehet nga Chelsea.

Thuhet se ai është i lumtur në PSG, ku është bërë mik i ngushtë i Kylian Mbappe, por ai mendon se ka më shumë harmoni në zhveshtoren e Interit, që është një nga arsyet pse ai do të ishte i lumtur të kthehej. /Telegrafi/