Telegrafi

“Dua të ha tek ai restoranti”, videoja virale e italianëve shton kuriozitetin e turistëve për Beratin

Ikja e një familjeje, që rezultoi me kombësi italiane, pa paguar nga restoranti zuri vëmendje të madhe në rrjetet sociale, aq sa u bë një çështje shtetërore. Pagesa e tyre u bë nga vetë kryeministrja italiane, Xhorxhia Meloni.

Siç e tregoi vetë administratorja në rrjetet sociale, shuma e lekëve do të qëndrojë e ekspozuare në ambientet e restorantit. Por sa dhe si ka ndikuar në këtë pjesë të sezonit turistik në Berat.

RTSH udhëtoi për në qytetin e një mbi një dritareve.

“Dua të ha tek ai restoranti, nuk e di ku është, por do pyes do ta gjej dhe do shkoj. Dua të shkoj ta shoh”, thotë një pushues.

Lexo po ashtu Turistët ikën pa paguar nga restoranti në Berat, mediat italiane: Arratisje e neveritshme

Nuk ishin të paktë ata turistë që fotografonin vendin me gjasë për t’u dërguar të njohurve të tyre se ndodheshin në restorantin tashmë të famshëm.

Apo edhe si rasti i disa të rinjve që ngjitën shkallët  e gurtë për të konsumuar diçka me qëllim për të shuar kureshtjen. Në këtë rast restoranti ende nuk ishte hapur për shkak të orarit.

Berati ka joshur shumë turistë vendas e të huaj këtë vit, shifrat flasin se numri i tyre është afro 500 mijë pothuajse dyfishin e vizitorëve në krahasim me një vit më parë.