Mesfushori i talentuar Barcelonës, Pedri, pranon se ka ambicie të mëdha në karrierën e tij prej futbollisti dhe ato janë fitimi i dy trofeve më të mëdhenj në boten e futbollit.
Pedri fitoi titullin e parë të La Liga sezonin e kaluar, ndërsa Barça arriti të triumfonte në sezonin 2022/23.
Por, spanjolli i talentuar thotë se ka ende shumë për të luajtur në karrierën e tij dhe për të fituar trofe tjerë të mëdhenj.
“Unë dua të fitoj Ligën e Kampionëve me Barcelonën dhe Kupën e Botës me Spanjën. Të gjithë lojtarët duan t’i fitojnë ato trofe dhe unë ende nuk kam pasur kënaqësinë”, ka thënë fillimisht Pedri për Mundo Deportivo.
“Është në mendjen time që do të luftoj për të arritur një vend ku mund ta arrij”.
“Nuk e kam imagjinuar kurrë se do të isha këtu ku jam sot. Por, kam punë përpara, kështu që do të vazhdoj të punoj sepse dua të fitoj më shumë tituj”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/