Site icon Telegrafi

“Dua që Arsenali të fitojë titullin e Ligës Premier”, trajneri i njohur tregon dëshirën e tij

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka emëruar favoritin e tij për të fituar titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Enrique po fliste në një transmetim në Tëitch për t’iu përgjigjur pyetjeve të fansave në lidhje me ekipin e tij dhe tema të tjera të futbollit.

I pyetur për top ligën angleze, ai theksoi se titullin dëshiron ta fitojë klubi nga Emirates, shkaku i bashkëkombësit të tij, Mikel Arteta.

Lexo po ashtu Çfarë do të ndodhë me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli, Arsenali dhe Man City janë të barabartë me pikë në ndeshjen e fundit

“Do të doja të ishte Mikel (Arteta i Arsenalit. Dhe nëse nuk është ai, unë do të doja që të ishte Pep (Guardiola), për dallim nga Liverpool ose Aston Villa e Unai Emery”.

“Por unë mendoj se City është ai që do të fitojë”, ka thënë trajneri Enrique.

Ndryshe, Arsenali momentalisht udhëheq tabelën me 64 pikë, po aq sa ka Liverpooli i dyti, ndërsa i treti renditet City me 63 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version