Zlatan Ibrahimovic ka treguar se kush dëshiron ta fitojë Kupën e Botës sivjet dhe shpreson që një ish-bashkëlojtar i tij ta marrë në dorë trofeun e famshëm.
Ibrahimovic dhe Lionel Messi luajtën së bashku për vetëm një sezon te Barcelona, gjatë 2009 dhe 2010, por ata kanë qëndruar afër që kur suedezi u largua nga Camp Nou për t’iu bashkuar Milanit.
Ai është ende në Milan tani, edhe pse në periudhën e tij të dytë. Ashtu si shumica e botës së futbollit, ai po e shikon me vëmendje Kupën e Botës.
Kur foli me faqen e njohur sportive 433, sulmuesi suedez u pyet se kush dëshiron të fitojë në Katar dhe nuk ngurroi të përgjigjej.
Zlatan Ibrahimović has announced that he wants Argentina, captained by former teammate Lionel Messi, to win the World Cup in Qatar. pic.twitter.com/J12fbz6Kk0
— Football España (@footballespana_) December 8, 2022
“Shpresoj që Argjentina të fitojë Kupën e Botës për shkak të Messit”, deklaroi Ibrahimovic.
Argjentina e Messit luan sot (e premte) ndaj Holandës në ndeshjen e tyre çerekfinale.
Kombëtarja Albiceleste do të shpresojë të fitojë Kupën e Botës së tretë, dhe e para që nga viti 1986, në atë që me siguri do të jetë turneu i fundit i 35-vjeçarit Messi. /Telegrafi/