Katie Price tregoi buzët e saj të reja pas një ndërhyrje që bëri sërish të shtunën.
Ish-modelja, 44 vjeçe, ndau në rrjetet sociale procesin e realizimit të buzëve të saj 3D në sallonin e estetikës.
Duke postuar një fotografi në Instagram ku u tregon fansave se si dukeshin buzët para procedurës, ajo më pas filmoi momentin edhe kur bëri mbushësin, përpara se të shfaqte rezultatin përfundimtar.
Përpara ndryshimit, Katie u tha ndjekësve të saj: “Përshëndetje njerëz, qëllojani se çfarë po bëj sot me fytyrën time. Buzët 3D. I dua”.
“Kam vënë aq shumë kremë mpirëse sa mendoj se thjesht do të bien, sepse nuk më pëlqejnë gjilpërat”.
Duke komentuar rezultatin pas procedurës, Katie u tha ndjekësve: “I dua”.
Katie ka marrë shpesh vëmendje meqë ka bërë ndërhyrje edhe në pjesë të tjera të trupit.
E njëjta ka bërë disa herë operacion gjoksin dhe veç kësaj ndërhyrje ka bërë edhe në hundë.
Ylli i famshëm së fundmi zbuloi se është pajtuar me të fejuarin e saj, Carl Woods. /Telegrafi/