Emily Ratajkowski, Dua Lipa dhe Kylie Jenner kanë aprovuar fustanin transparent, duke na sjellë disa super sugjerime fantastike
Emily veshi një fustan të bardhë në festën e miliarderit Michael Rubin më 4 korrik dhe dukej një yll.
Fustani kishte prerje asimetrike, një të çarë interesante te pjesa e gjoksit dhe Emily e kombinoi me varëse, unaza, një çantë dhe sandale në ngjyrë argjendi.
Më pas, në pushimet me të birin, Sylvester, Em postoi sërish një foto me fustan të tejdukshëm kaf, ku dukeshin edhe tangat në të njëjtën ngjyrë, thjesht ton më i errët.
Ndërsa Kylie zgjodhi një fustan të zi, me mëngë të gjata, turtleneck. Ajo e kombinoi me një palë të brendshme ngjyrë nude, të cilat shihen përmes fustanit.
Nga ana tjetër, Dua Lipa u paraqit në premierën e filmit “Barbie” me një fustan të argjendtë dhe transparent, duke i lënë të gjithë pa fjalë.
Lipa e kombinoi veshjen me një varëse elegante diamanti, ndërkohë që shkëlqente me fustanin nga Bottega Veneta.