Telegrafi

“Du bist mein” nga Loredana dhe Zuna renditet e para në Spotify

Një bashkëpunim në mes reperëve, Loredana Zefi edhe Zuna, është aluduar qe një kohë të gjatë.

Para disa ditësh ata publikuan këngën e tyre të shumëpritur, të titulluar “Du bist mein’” (që në shqip do të thotë “Ti je i imi”).

Dyshja kishin vendosur që për shkak të përhapjes së pandemisë coronavirus, klipin ta realizojnë në shtëpi, ku edhe tregojnë një ditë normale të tyre.

E gjithë kjo punë, dhe suksesi që pati kënga në të gjitha platformat digjitale tashmë është shpërblyer, pasi “Du bist mein” renditet si kënga e parë më e dëgjuar në Spotify.

Lexo po ashtu Loredana dhe Zuna sjellin klipin e këngës së re "Du bist mein"

Pas kësaj, Loredana përmes rrjetit social Instagram ka ndarë një fotografi së bashku me Zunën duke i falënderuar të gjithë fansat për mbështetjen e dhënë.

“Ky numër 1 ju përket të gjithë juve. Pavarësisht sa e mërzitur është gjithçka, muzika është me ne. Për këtë arsye, ne gjithashtu e regjistruam këngën në shtëpi dhe e xhiruam videon së bashku me ju. Faleminderit të gjithë fansave që morën pjesë në sfidën tonë…”, ka shkruar ajo, ndërsa si falënderim do të lansojë ribërje të kësaj kënge.

Në po të njëjtin mbishkrim ajo ka treguar sesi kjo krize globale u ka ndihmuar njerëzve veçanërisht asaj, pasi po kalon kohë më shumë me vajzën dhe familjen e saj.

Përpos muzikës, Loredana dhe Zuna po kalojnë shumë kohë së bashku, e që në rrjetet sociale thuhet se dyshja mund të kenë filluar ndonjë lidhje dashurie, gjë që është mohuar nga ata. /Telegrafi/