Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim nuk e pranon kërkesën e PSP-së, për pjesëmarrje fizike të personave nga prokuroria në hapësirat e Drejtorisë, deri në ardhjen e ekspertëve të jashtëm, të cilët do të ndihmonin në krahasim me vendimin e gjykatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kërkesa nuk është pranuar, për shkak të sekreteve të funksionarëve të Drejtorisë, duke përfshirë edhe identitetin e anëtarëve të Drejtorisë. I kemi parasysh edhe garancat e MPB-së, të cilët kanë marrë masa të sigurisë të shtuara deri në ardhjen e ekspertëve të jashtëm”, thuhet në njoftimin e DSK-së./Telegrafi/