Mbyllni sytë dhe imagjinoni që tani gjendeni në një plazh të pafund me pamje nga Oqeani i Qetë. Ne ju dërgojmë atje virtualisht
Jeni vetëm dhe pothuajse nuk ka njeri, mbase vetëm ndonjë njeri i cili shëtit qenin apo ndonjë çift i dashuruar kalon andejpari në një shëtitje romantike.
Pas jush janë vetëm shkëmbinjtë e mbuluar me male, dhe një kalim misterioz. Mbi kalim, dy shkëmbinj me rrënjët e tyre bashkojnë pemën e vjetër, sikur bëjnë spagën dhe njëherësh bëjnë kulmin e mbikalimit.
E pra, saktësisht këtë mund ta përjetoni në fund të Amerikës Perëndimore, në vendin e njohur për atraksionin edhe më të bukur se vetë oqeani: Pema e jetës në plazhin Kalaloch, transmeton Telegrafi.
Pema e jetës e vendosur në shtetin federal Washington, në parkun kombëtar Olympic, ndodhet kjo pemë që me kryeneçësi qëndron pezull mbi sipërfaqen e tokës – ndërsa mbahet në jetë vetëm falë disa rrënjëve të holla që i ka në tokë
Ky dru, për shkak të mungesës së dheut nën trupin e tij, do të duhej të ishte një dru i vdekur – e megjithatë, ai sot njihet si druri i jetës.
Druri i jetës ndodhet në këtë gjendje për vite të tëra, ndërsa disa e konsiderojnë si dru magjik, të tjerët ndërkaq, si dru të pavdekshëm apo dhe si dru të qëndrueshëm.
Se kjo pemë po i sfidon të gjitha ligjet e natyrës, e dëshmon fakti se ai asnjëherë nuk u rrëzua, përkundër faktit se kjo zonë goditet në vazhdimësi nga stuhitë e fuqishme.
Sidoqoftë, kjo pemë nuk është pagëzuar me ndonjë emër zyrtar, prandaj njerëzit e pagëzuan atë me emra të ndryshëm si, druri i jetës, druri i pavdekshëm, druri i arratisur etj.
Sipas raporteve mediale, vrima nën këtë dru është krijuar nga një përrua i vogël që derdhet në oqean – i cili me dekada të tëra ka gërryer dheun nën të, për ta shndërruar drurin e jetës në një fenomen natyror.
/Telegrafi/