Dru i madh për shkak edhe të peshës së dëborës, është thyer dhe ka ra mbi një veturë të parkuar përpara qendrës mjekësore “Idadija” në Shkup ku edhe ka shtypur dhe ka shkaktuar dëme materiale, njofton Meta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vetura është mbuluar pothuajse tërësisht nga degët e pemës dhe nuk mund të shihet sesa mund të jetë dëmi i shkaktuar dhe për fat të mirë, nuk ka dëme në njerëz.
Nga NP “Parqe dhe gjelbërimi” për portalin thanë se ekipi tashmë e kishte larguar drurin. /Telegrafi/