Site icon Telegrafi

Druidët festuan ardhjen e verës në Stonehenge

Ceremonia tradicionalisht organizohet në monumentin atnik të Stonehengut, ndërsa besimtarët e pritën lindjen e diellit me muzikën e tupanave, këngëve dhe vallëzimit për nderë të ditës më të gjatë të vitit – ditës së fillimit të verës.

Ceremoninë zyrtare e udhëheqi druidi Arthur Pendragon Uther, i njohur edhe si John Rothwell, në lokalitetin për të cilin besohet se është ndërtuar për t’i bërë bashkë njerëzit dhe stinët, shkruan gazeta britanike Telegraph. Rreth 20 vetë u arrestuan për shkak të shkeljeve të vogla ligjore, posedimi dhe konsumimi i drogës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version