Moti i ligë me stuhi të fuqishme i përcjellë me shi të furishëm dje në orët e pasdites e kaploi Shkupin, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Bilanci i kësaj stuhie ishin shumë dru të çrrënjosur dhe shtylla të cilët mund të vëreheshin në rrugën
“Kiro Kërstevski-Platnik” para Shkollës së mesme shtetërore të muzikës në qendër të Shkupit.
Shiu i furishëm ka përmbytur shumë rrugë, gjë që e ka vështirësuar qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve.
Nëpër rrugët e Shkupit mund të vëreheshin edhe pemë dhe shtylla të shumta të cilat kishin rënë mbi automjetet e parkuara me ç’rast dhe u kanë shkaktuar dëmtime të konsiderueshme si dhe kanë sjellë deri në bllokim të rrugëve të caktuara.
Fati i njëjtë i rrugëve të përmbytura i ka gjetur edhe komunën e Sarajit dhe atë të Çairit.
Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike paralajmërojnë që edhe nesër në orët e pasdites në Shkup do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm dhe shtrëngata./Telegrafi/