Site icon Telegrafi

Dropulli në flakë

Në Dropullin e Poshtëm zjarri shpërtheu në fshatin Lugar ku flakët iu afruan rreth 40 metra banesave, ç’ka detyroi policinë të evakuojë banorët e fshatit.

Flakët ndihmoheshin dhe nga era e fortë, ndërkohë që në vendngjarje ishte vetëm një makinë zjarrfikëse për shkak të terrenit shume të vështirë për të ndërhyre. Dhjetra forca policore dhe banorë u angazhuan për të shuar zjarrin lokalizimi i të cilit u bë i mundur vetëm pas më shumë se 6 orësh.

Një tjetër zjarr i fuqishëm ra në vendin e quajtur Katund, në Dropullin e Sipërm në Gjirokastër, pikërisht pranë kufirit me Greqinë, citoi BW.

Autoritetet e policisë thanë se “vatra e zjarrit u shfaq nga ana greke e kufirit, por falë erës së fortë ai u përhap me shpejtësi në drejtim të kodrave përballë fshatit Dritë, duke shkrumbuar në pak minuta sipërfaqe të mëdha me kullotë.”

Zjarrfikësit shqiptarë u ndihmuan nga dy helikopterë nga Janina. Policia nisi hetimet për të zbuluar nëse zjarret ishin aksidentale apo të qëllimshme./Telegrafi/
 

Exit mobile version