Telegrafi

Dropbox zgjerohet dhe bën 175 milionë përdorues

Me Dropbox Platform, kompania shpreson që ta zëvendësojë mënyrën e ruajtjes së të dhënave me sinkronizim, duke u dhënë mundësi zhvilluesve mundësinë e integrimit të madh me shërbimin e saj, përkatësisht duke u mundësuar përdoruesve që ta përdorin Dropbox-in si hard diskun e tyre personal.

Dropbox Platform përbëhet nga disa komponenta kryesore, përkatësisht nga Sync API, Datastore API dhe funksioni tjetër Drop-Ins.

Më herët, Dropbox e kishte lëshuar funksionin Sync API, me të cilën e kishte thjeshtëzuar sinkronizimin e të dhënave në Dropbox, dhe me këtë zhvilluesit e aplikacioneve nuk brengoseshin më për hapësirën e aplikacionit të tyre.

Me zgjerimin e platformës me shërbime të reja, të cilat i ka filluar që një kohë, Dropbox e ka rritur edhe numrin e përdoruesve në 175 milionë, nga 100 milionë sa kishte para pak kohësh.