Telegrafi

Dropbox për ICS

Ndryshimet në ndërfaqe sjellin shfaqjen më të mirë të galerive, qasjen në veprimet me direktoriume dhe fajlla me një të prekur, dhe tab-ët e ndarë për Dropbox, Uploads dhe Favorites. Gjithashtu, aplikacioni ka mundësinë e ngarkimit të disa fajllave përnjëherë nga memoria lokale, respektivisht shkarkimin e fajllave në memorien lokale të celularit.

Përveç këtyre, aplikacioni korrigjon disa bug-ë nga versionet e mëparshme, dhe ofron opsionet e rinj gjatë riemërimit të fajllave. Dropbox 2.0 është në dispozicion për shkarkim pa pagesë nga Android Market. /Telegrafi/