Telegrafi

Dropbox për Android – upload automatik

“Prej sot për Android, e së shpejti edhe për iOS, aplikacioni mobil Dropbox në mënyrë automatike mund të ngarkoj fotografitë dhe video materialet tuaja në Dropbox”, thuhet në deklaratë.

“Të gjithat ngarkohen në madhësinë origjinale dhe me kualitet të plotë dhe ruhen në follderin privat në Dropboxin tuaj, të quajtur Camera Uploads, dhe janë në dispozicion për shikim ose ndarje”.

Për të popullarizuar këtë shërbim, nga Dropbox për fillim japin 500 MB të hapësirës për upload automatik, e shfrytëzuesit mund të fitojnë deri në 3 GB të hapësirës pa pagesë.

Aplikacioni është në dispozicion në Android Market, ku mund të gjeni edhe informatat shtesë.

Drejtori ekzekutiv i Drobox, Drew Huston, tha se opsioni i ri paraqet një hap të vogël, por të rëndësishëm drejt ekosistemit të formuar rreth platformës Dropbox, e kompania, thotë ai, do të nxis programerët që të shkruajnë programe për përpunimin e fotografive. /Telegrafi/