Site icon Telegrafi

Droni tmerron pilotin e një aeroplani civil (Foto)

Një dron që po fluturonte në një lartësi prej 2.00 metra, për pak sa nuk është përplasur me një aeroplan të kompanisë Aer Lingus, që po i afrohej aeroportit të Parisit, “Charles de Gaulle”.

Piloti i aviokompanisë Aer Lingus, kishte parë dronin duke fluturuar rreth 150 metra larg aeroplanit, dhe pasi kishte aterruar kishte njoftuar policinë dhe trafikun ajror në lidhje me incidentin që ka ndodhur, derisa aeroplani po 2.300 metra lartësi, transmeton Telegrafi.

Ky incidenti ka ndodhur katër ditë pas një rasti të ngjashëm, kur një aeroplan britanik që po i afrohej aeroportit të Londrës, goditi një dron i cili për pak sa nuk i shkaktoi probleme të mëdha gjatë aterrimit.

Por rreziku nga dronët është duke rritur dita ditës, pasi në shkurt të këtij viti piloti i Air France është detyruar të bëjë manovra emergjente për të shmangur përplasjen e drejtpërdrejt me një dron. /Telegrafi/

Exit mobile version