Site icon Telegrafi

Droni taksi me rreze të gjatë veprimi kryen me sukses fluturimet testuese

Droni taksi i kompanisë Volocopter, është një hap më afër futjes në shërbim të kësaj fluturake.

Kompania gjermane ka njoftuar se fluturakja e saj elektrike VTOL me katër ulëse që quhet VooConnet, ka realizuar fluturimin e parë, transmeton Telegrafi.

Fluturimi i parë është realizuar në maj dhe ka zgjatur vetëm dy minuta e 14 sekonda, por testi ka treguar se aerodinamika dhe performansa janë ashtu siç ishte parashikuar.

Deri më tani në total janë realizuar tre fluturime, por për dy të tjerat shumë pak është folur në media.

Rrezja e veprimet është 96 kilometra, e gjatë fluturimit mund të arrijë shpejtësinë deri në 250 kilometra në orë.

Ndoshta nuk është edhe aq mbresëlënëse, por kjo fluturake premton shumë transport autonom mbi qendrat e ngufatura nga veturat e shumta.

Pritet që VoloConnet të jetë i qasshëm për pasagjerët në vitin 2026, vetëm dy vite pas ardhjes në “jetë” të VoloCity. /Telegrafi/

 

Exit mobile version