Bashkë me një avion ushtarak, të cilit i shkonte krahas, droni i shkathtë rus bëri fluturimin e parë në qiell.
Sukhoi S-70 Okhotnik – që përkthehet si Gjuetari – është parë duke bërë manovra në Rusi, krahas fluturakes luftarake Su-57, transmeton Telegrafi.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur, se droni ishte duke lëvizur në mënyrë autonome, që nënkupton se askush nuk ishte e kontrolluar atë nga larg. Kjo pajisje e re ushtarake, ngjanë shumë me dronët e US Air Force, që janë krijuar nga LookHead Martin, ndërsa së pari u prezantuan në vitin 2007.
Pretendohet se ky dron, gjatë fluturimit ndërveproi me sistemin kompjuterik të Su-57, për të zgjeruar mbulimin e radarit të avionit luftarak dhe të shikojë terrenin për armët ajrore.
Testimi prej 30 minutash, është zhvilluar në një bazë të forcave ajrore ruse, derisa mendohet se ky dron do të jetë në nivelin e Su-57, që është shumë i fuqishëm. /Telegrafi/