DJI është duke e përgatitur për ta nxjerrë në treg dronin e ri Mini 3 Pro, që sjell disa përmirësime të dukshme në raport me paraardhësin Pro.
E në mesin e përmirësimeve gjithqysh janë sensorët për shmangien e pengesave dhe bateria më e madhe, që e tregojnë edhe fotografitë që janë publikuar në Twitter, transmeton Telegrafi.
DJI Jaspes Ellens ka publikuar fotografitë dhe videon e dronit të ri, e duket se dy sensorë të mëdhenj gjenden në pjesën e përparme të kësaj pajisje që do ta ndihmojnë të shmang pengesat – si dhe dy sensorë në pjesën e pasme që janë për parandalimin e përplasjes së fluturakes në tokë.
Do të jenë komponentë interesante për përdoruesit e serisë së dronë të dedikuar për amatorët. Kujtojmë që DJI Mini 2 ka sensorë vetëm për parandalimin e përplasjes në tokë.
Kur bëhet fjalë për kamerat, ato do të duhej të kenë fotografi më të qartë, përformansë më të mirë. Kamera është e vendosur në një pjesë të ridizajnuar, që i jep mundësi përdoruesve të filmojnë video vertikale të përshtatshme për publikim në rrjete sociale.
DJI Mini 3 Pro mund të kalojë më shumë kohë në ajër falë baterisë me kapacitet më të madh prej 2.453 mAh. Mini 3 Pro do të duhej të ishte për 250 gramë më i lehtë sesa Mini 2. /Telegrafi/
#DJI #Mini3 seen on a market in China. The numbers are for identification of the tester. This and the leaked box proves the Mini 3 Pro is in massproduction. Just like the new battery. If decently priced this #flyingdjipocket will overtake the sub 250g drone market with ease. pic.twitter.com/jyB6QSnp68
— Jasper Ellens | X27 (@JasperEllens) April 2, 2022