Dronët janë bërë të famshëm sidomos për mundësitë që u ofrojnë njerëzve në aktivitetet e ndryshme rekreative dhe jo vetëm.
Megjithatë ato në disa raste mund të shërbejnë edhe për tu ardhë në ndihmë njerëzve.
Dhe një rast i tillë, përcjell Telegrafi, është ai i ideuar nga një grup studentësh nga Kina të cilët kanë zhvilluar atë që po quhet “Net Guard”, i cili supozohet se do të kthejë dronët në “engjëj mbrojtës”.
Ideja këtu është që një dron me katër koka të zgjerohet për tu bërë si një rrjet.
Kjo është paraparë që të shërbejë sidomos për të transportuar njerëzit që janë të bllokuar në vende të larta, të tilla si në rastet kur ndërtesat përfshihen nga zjarri. /Telegrafi/