Pushuesit që u zhytën në ujërat e bregdetit Sagunto të Spanjës, nuk mund të riktheheshin prej valëve të rrëmbyeshme.
Ata u shpëtuan nga një dron patrullues, të cilin e përdorin shpëtimtarët e plazhit, për të parë aktivitetet që ndodhin shumë më larg zonës ku mund të shohin, qoftë edhe me dylbi, transmeton Telegrafi.
Madje, droni kishte një jelek shpëtimi, që u lëshua sipër një gruaje, e cila dukej se ishte në gjendje shumë më të vështirë se të tjerët.
Me të marrë njoftimin, pranë saj shkuan shpëtimtarët me jet-ski dhe e morën me vete, ndërsa gjashtë të tjerë u shpëtuan nga njësitet tjera.
Ende nuk dihet se si përfunduan ata aq larg bregdetit, ndërsa raportohet se nuk kanë asnjë lëndim, vetëm se janë të shqetësuar për atë që u ndodhi.
Përdorimi i dronit nga mbrojtësit e rendit në plazhe, po kërkohet të aplikohet edhe në zona tjera turistike, për të intervenuar në raste të ngjashme. /Telegrafi/
https://youtu.be/SEn_rDpMFq8