Aeroplani me 186 pasagjerë që u nis nga aeroporti i Sussexit në Angli, shmangu përplasjen me një dron që i kaloi rreth pesë metra afër.
Pilotët kanë mbetur të frikësuar, kur pajisja fluturuese iu kaloi përpara, derisa ndodheshin në mbi 900 metra lartësi, që është pesë herë më lartë se që i lejohet një droni të fluturojë, transmeton Telegrafi. Meqenëse dronit, nuk iu lejohet të ngrihen më lartë se 120 metra.
Lëvizja me 420 kilometra në orë dhe përplasja me dronin, mund t’ia humbte kontrollin Airbus A320 dhe fati i pasagjerëve dhe bordit, do të ishte në rrezik të madh.
Kjo ngjarje, vjen pesë muaj pasi u bllokua aeroporti i Gatwick për 33 orë, për shkak se një dron i kishte kaluar afër një aeroplani që ishte në fluturim. /Telegrafi/