Çiklisti i paemëruar që po merrte pjesë në nja garë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, është rrotulluar pasi biçikletën e tij e goditi një dron që iu afrua papritmas.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon fluturaken jashtë kontrollit që përplaset për pjesën ku ndodhet zinxhiri dhe disa momente më vonë e bllokon atë, transmeton Telegrafi.
“Dukej sikur asgjë nuk ndodhi, por një pjesë e dronit i kishte ngecur në mes të sistemit lëvizës”, ka komentuar rastin njëri nga të pranishmit.
Mësohet se ngasësi është larguar i pa lënduar, por shumë i nervozuar. /Telegrafi/
https://youtu.be/v2mEAa6UTbk