James Loveridge e ka filmuar me dron mjegullën e dendur që binte nga një shkëmb që ndodhet në Dorset të Anglisë.
Ai e ka ngritur fluturaken rreth 60 metra lartë dhe e ka xhiruar këtë fenomen të krijuar nga era, që lë përshtypjen sikur të jetë ujëvarë, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni skenën e mahnitshme kur shtresa e bardhë bie nga masivi, ndërsa poshtë janë dallgët e detit dhe anash dielli në perëndim.
“Qëndrova për gjysmë ore në një vend me dukshmëri shumë të dobët dhe xhirova derisa mu shpenzua bateria”, ka thënë 26-vjeçari, që është fotograf profesionist.
Më pas, ai e ka bërë montazhin e pamjeve nga disa kënde dhe i ka vënë një melodi të këndshme në sfond. /Telegrafi/
https://youtu.be/oK56-SqeqE0