Telegrafi

Droni amerikan XQ-58A Valkyrie që ka rreze veprimi prej 5.600 kilometra

Laboratori kërkimor i forcave ajrore amerikane (AFRL) Kartos Defence dhe ai i Security Solutions, kanë bërë një testim të përbashkët të fluturakes pa pilot XQ-58A Valkyrie në poligonin Yuma gjatë javës së kaluar.

Fluturaket pa pilot përodoren në lufta pothuajse tash e dy dekada. Janë inovative dhe por edhe të shtrenjta, duke i mundësuar ushtrie që kryejnë operacione me rrezikshmëri të lartë, pa pasur nevojë që të rrezikohet ndonjë ushtar, transmeton Telegrafi.

E duke marrë parasysh kostoja e lartë e prodhimit të tyre, janë rritur kërkesat për zhvillimin e fluturakeve të tilla për përdorim afatshkurtër. XQ-58A Valkyrie u zhvillua nga Kratos, e ky dron paraqet mesin e artë mes dy klasave të dronëve.

Kjo fluturake mund të përdoret shumë herët, por edhe nëse humb gjatë operacioneve me rrezikshmëri të lartë, çmimi i saj nuk është i lartë dhe nuk paraqet ndonjë goditje për buxhetin e ushtrisë.

Fjala është për dronin me rreze të gjatë veprimi që versioni origjinal ka qenë 9.1 metra i gjatë dhe ka mundur të bartë 544 kilogramë mallra, derisa shpejtësia e fluturimit ishte 882 kilometra në orë.

Vlerësohet se Valkyrie ka një rreze veprimi prej 5.600 kilometra dhe mund të arrijë lartësinë prej 14 mijë metra. Ky dron fluturimin e parë e realizoi në vitin 2019, e vitin e kaluar demonstroi se mund të bartë edhe një dron më të vogël, të cilin e lëshon në ajër gjatë fluturimit kurdo që është e nevojshme.

Droni është i dizajnuar si pararojë e aeroplanëve të avancuar luftarak amerikane dhe mund të përdoret për vëzhgim. Pas testimit të funksionalitetit dhe performancës së aerodinamikës, Kratos tani po punon në versionin Block 2 që së fundmi kreu testin e parë të këtij modeli të avancuar. /Telegrafi/